Mbledhje në Riad e vendeve arabe për çështjen e Sirisë

Në këtë mbledhje do të marrin pjesë Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mbledhje në Riad e vendeve arabe për çështjen e Sirisë

Arabia Saudite do të zhvillojë sot një mbledhje mes ministrave të Punëve të Jashtme të rajonit mbi konfliktin në Siri dhe avancimin e militantëve të Shtetit Islamik (SHI), njoftoi Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

“Në këtë mbledhje do të marrin pjesë Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe”, njoftoi ministri egjiptian i Punëve të Jashtme.

“Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet degradimi i situatës në rajon si dhe prania gjithnjë dhe më e madhe në Irak dhe Siri e grupimeve ekstremiste, kryesisht ajo e Shtetit Islamik, çka kërkon më shumë se asnjë herë tjetër një zgjidhje politike të krizës në Siri”, deklaroi ministri.

Zëdhënësi i ministrisë saudite i Punëve të Jashtme, Ussama Nugali, konfirmoi se do të zhvillohet një mbledhje mes shumë shteteve arabe mbi çështjet që përfshijnë botën arabe, por pa dhënë shumë detaje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme