Libi – Milicitë islamike marrin nën kontroll aeroportin e Tripol

“Fajr Libya (Agimi i Libisë) kontrollon krejtësisht aeroportin e Tripolit”, njoftoi ky televizion pranë grupit islamik në një lajm urgjent.

Libi – Milicitë islamike marrin nën kontroll aeroportin e Tripol

Milicitë islamik deklaruan se morën nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tripolit në përfundim të 10 ditë luftime me milicitë kombëtare, njoftoi televizioni lokal “Anaabaa”.

“Fajr Libya (Agimi i Libisë) kontrollon krejtësisht aeroportin e Tripolit”, njoftoi ky televizion pranë grupit islamik në një lajm urgjent.

Ky pozicion strategjik, që ndodhet rreth 30 kilometra në jug të kryeqytetit është mbyllur që prej fillimit të luftimeve dhe ishte nën kontrollin e milicëve Zenten që prej rrëzimit të regjimit të Muammer Kadafi-t në vitin 2011.

Dje në mëngjes, përgjegjësit e milicëve islamike, një pjesë e të cilëve vjen nga Misrata (lindje të Tripolit), kishte konfirmuar se forcat po avanconin në drejtim të aeroportit, duke marrë nën kontroll një urë dhe një bazë ushtarake.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme