IRAN – Shefi iranian i diplomacisë për vizitë dy ditore në Irak

Zarifi do të takojë homologun e tij irakian Hoshjar Zebari si dhe kryeministrin e ri, Haidar al Abadi, theksoi agjencia zyrtare iraniane “IRNA”.

IRAN – Shefi iranian i diplomacisë për vizitë dy ditore në Irak

Shefi iranian i Diplomacisë, Muhammad Xhevad Zarif, mbërriti sot në Irak, fqinj dhe aleat i Iranit që po përballet me tensione të forta fetare dhe luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, në kuadër të një vizite dy ditore, njoftuan mediat lokale.

Zarifi do të takojë homologun e tij irakian Hoshjar Zebari si dhe kryeministrin e ri, Haidar al Abadi, theksoi agjencia zyrtare iraniane “IRNA”.

Gjatë kësaj vizite do të bisedohet për çështjet kufitare, kryesisht për rrugën e ujit “Chatt al arab” që buron nga Gjiri Persik, shtoi agjencia “IRNA”.

Iraku u përball dje me një seri atentatesh të përgjakshme menjëherë pas një sulmi të përgjakshëm që milicitë shiite kryen kundër një xhamije sunite në rajonin Dijala (verilindje të Bagdadit), ndërkohë që forcat qeveritare dhe luftëtarët kurdë luftojnë në veri të vendit kundër militantëve të Shtetit Islamik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme