Çifutët e SHBA-së kritikojnë Izraelin

Viktimat çifutë të Luftës së Dytë Botërore së bashku me fëmijët e tyre publikuan një letër reagimi në gazetën "New York Times".

Çifutët e SHBA-së kritikojnë Izraelin

çifutëve viktimë e masakrave naziste.

Rreth 300 çifutë viktimë e masakrave naziste që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me fëmijët e tyre në gazetën “The New York Times” publikuan një letër proteste ndaj sulmeve izraelite.

Në anën tjetër në sulmet izraelite të organizuara në veri të Gazës janë vrarë 2 ndërsa u plagosën 4 persona.

Në dy sulmet e njëpasnjëshme të organizuar ndaj një rrokaqielli në lagjen Tel el Hava të Gazës u plagosën 22 persona ndërsa godina u shkatërrua tërësisht.

Ushtria izraelite pretendoi se si objektiv morën një zyrtarë të Hamasit, por rrokaqielli u shkatërrua tërësisht.

Ndërkohë që sulmet në Rripin e Gazës vazhdojnë, Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas në Kajro u takua me Presidentin egjiptian, Abdelfetag al-Sisi.

Egjipti u bëri thirrje të dyja palëve në konflikt që të vazhdojnë me negociata.

Por, nga Hamasi ende nuk u bë ndonjë deklaratë në lidhje me pjesëmarrje apo jo në këto bisedime.

Presidenti Abbas pati një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe, por detajet e këtij takimi nuk u bënë të ditur.

Ndërkohë vazhdojnë edhe protestat ndaj sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Protestuesit në Amsterdam dënuan ashpër sulmet izraelite, ndërkaq në Holandë u reagua ashpër ndaj politikave të ndjekura ndaj këtij rajoni.

Në anën tjetër 327 çifutë viktimë e masakrës naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore së bashku me fëmijët e tyre në gazetën “The New York Times” publikuan një letër ku dënohen sulmet dhe pushtimet izraelite në Rripin e Gazës.

Në letër në mes tjerash shkruhet: “Çifutët viktimë e masakrës së nazistëve së bashku me fëmijët e tyre dënojnë ashpër masakrën izraelite, pushtimin e Gazës dhe kolonizimin e pjesës historike të Palestinës”.

Numri i të vrarëve në sulmet izraelite në Gazë prej fillimit të sulmeve e këtej doli në 2 mijë e 105 persona, ndërsa i të plagosurve në 10 mijë e 631.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme