OSBE: Rikthehen në Rusi kamionët e parë me ndihma humanitare

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se disa dhjetëra kamionë kishin mbërritur në kufi.

OSBE: Rikthehen në Rusi kamionët e parë me ndihma humanitare

Kamionët e parë të autokolonës me ndihma humanitare të dërguara nga Moska, mbërritur dje në mbrëmje në bastionin rebel Lugansk, në lindje të Ukrainës, nisën sot rikthimin në Rusi, theksuan vëzhguesit e OSBE-së.

”Disa kamionë kanë kaluar”, deklaroi Paul Picard, shef i misionit të mbikëqyrjes së postës kufitare ruso-ukrainase njohur me emrin Donetsk, por pa dhënë shifra të sakta.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se disa dhjetëra kamionë kishin mbërritur në kufi.

“Grupi i parë prej 34 kamionësh ka kaluar tashmë kontrollet doganore dhe është rikthyer në Rusi”, deklaroi Rayan Farouchkine, një zyrtar i shërbimeve kufitare, cituar nga agjencia ruse e lajmeve.

Sipas tij, gjashtë grupe kamionësh ndodhen në pritje në kufi për tu rikthyer në Rusi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme