Militantë e SHI sulmojnë një aeroport tjetër në Raka

Të paktën 14 militantë vdiqën gjatë luftimeve dhe 10 të tjerë nga sulmet ajrore të zhvilluara nga ushtria siriane, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Militantë e SHI sulmojnë një aeroport tjetër në Raka

Të paktën 24 militantë të Shtetit Islamik (SHI) u vranë dje në mbrëmje dhe 150 të tjerë u plagosën në përplasjet me ushtrinë siriane që mbron aeroportin ushtarak në provincën veriore të Raka, njoftoi një OJQ.

Të paktën 14 militantë vdiqën gjatë luftimeve dhe 10 të tjerë nga sulmet ajrore të zhvilluara nga ushtria siriane, sipas Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH).

Luftimet filluan menjëherë pas sulmeve që SHI-ja zhvilloi për marrjen e aeroportit të Tabka, bastioni i fundit i regjimit të Beshar al Esad-it në këtë provincë të kontrolluar nga SHI-ja, një grupim ultra radikal që shkakton terror në Siri dhe Irak.

Sipas OSDH-së, sulmi filloi dje në mbrëmje kur një luftëtar i SHI-së u hodh në erë me një veturë në të hyrë të aeroportit.

Në total 94 luftëtarë të SHI-së kanë vdekur dhe më shumë se 400 janë plagosur që prej sulmit të filluar të martën kundër aeroportit të Tabka.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme