Fabius u kërkon vendeve të rajonit të reagojnë kundër ISID

Shefi francez i diplomacisë, Laurent Fabius kërkoi që të gjitha vendet e rajonit të Lindjes së Mesme, duke përfshirë edhe Iranin, si dhe pesë vendet e përhershme të Këshillit të Sigurimit në OKB, të veprojnë të gjithë së bashku kundër ISID.

Fabius u kërkon vendeve të rajonit të reagojnë kundër ISID

“Ne kërkojmë që të gjitha vendet e rajonit, vendet arabe përfshirë edhe Irani, dhe pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në OKB-s t’i bashkohen këtij aksioni”, deklaroi Fabiusi para parlamentit, ndërkohë që presidenti François Hollande njoftoi sot në gazetën “Le Monde” se së shpejti do të propozojë mbajtjen e një konference ndërkombëtare mbi sigurinë në Irak.

 

Sipas Fabiusit, “kjo konferencë duhet të mundësojë marrjen e dispozitave në çështjet ushtarake dhe të informacionit, si dhe marrjen e masave për ndërprerjen e burimeve të Shtetit Islamik”.

 

Ai gjithashtu vlerësoi se “është e nevojshme që të zhvillohen veprime sociale për të ndërprerë mbështetjen që Shteti Islamik ka nga popullsia në rajon”.

 

Duke përmendur edhe çështjen e livrimit të armëve për luftëtarët kurdë që luftojnë kundër xhihadistëve të Shtetit Islami, Fabius garantoi se gjithçka do të bëhet sipas vendimeve të marra nga qeveria irakiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme