TRT në vijën e frontit peshmerge-ISID në Irak

Ekipi i TRT-së arriti të filmojë frontin Kendal që i përket forcave peshmerge. Pas përleshjeve 1-javore forcat peshmerge rimorën rajonin Mahmur, që gjendej nën kontrollin e ISID.

TRT në vijën e frontit peshmerge-ISID në Irak

Në Mahmur, ku këto ditë është bërë skenë e përleshjeve të dhunshme, në vitet 1990 ishin strehuan familjet që kishin emigruar nga Turqia. Ky kamp sot është krejtësisht i zbrazur. Në kamp ndodhen vetëm militantët e PKK-së dhe forcat peshmerge.

Komandanti i forcave peshmerge në rajonin Mahmur, Sherzat Omer, ju përgjigj pyetjeve të ekipit të TRT.

Ai tha se nuk do të lejojnë organizatën terroriste ISID të hyjë në tokat e tyre.

“Ne vazhdojnë të përparojmë kundër ISID. Tashmë kemi armë në duar. Ne do të marrim frymë lirshëm vetëm kur ti pastrojmë tërësisht tokat nga terroristët. Kemi 15 ditë që nuk shkojmë në shtëpi tek familjarët. Por jemi të vendosur për qetësinë dhe sigurinë e popullit tonë. Ne jemi një trup i vetëm ndaj ISID, që i ka detyruar mijëra vetë të shpërngulen nga shtëpitë e tyre” tha Komandanti i forcave peshmerge në rajonin Mahmur, Sherzat Omer para mikrofonit .

Por herë pas here, ISID hap zjarr provokues në rajon.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme