Rripi i Gazës - Armëpushimi zgjatet me 24 orë

Izraeli pranoi të zgjasë për 24 orë deri të martën në mesnatë armëpushimin në fuqi në Rripin e Gazës, njoftoi një zyrtar izraelit nën mbulimin e anonimatit.

Rripi i Gazës - Armëpushimi zgjatet me 24 orë

“Armëpushimi është zgjatur me 24 orë, me kërkesë të Egjiptit, për të mundësuar vazhdimin e negociatave”, shtoi zyrtari.

Të dërguarit palestinezë në Kajro njoftuan dje në mbrëmje se izraelitët dhe palestinezët kishin rënë dakord për zgjatjen e armëpushimit.

Izraelitët dhe islamikët palestinezë të Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës kanë bërë kërkesa në dukje të papajtueshme si çmilitarizimi i enklavës dhe heqja e bllokimit izraelit.

Armëpushimi është vendosur që prej 11 gushtit pas armiqësive që kanë shkaktuar të paktën 2 000 të vdekur nga krahu palestinez dhe më shumë se 60 nga krahu izraelit në një muaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme