Pakistan–Të paktën 48 ekstremistë vriten nga bombardimet ajrore

Ushtria pakistaneze theksoi sot se ka vrarë të paktën 48 ekstremistë islamikë në sulme ajrore kundër mauzoleve të talebanëve në zonat tribale në veriperëndim, në kufij me Afganistanin.

Pakistan–Të paktën 48 ekstremistë vriten nga bombardimet ajrore

“Sot në mëngjes, aviacioni bombardoi fusha që dyshohet se i përkasin kryengritësve në rajonet tribale të Khyber dhe të Veziristanit verior, epiqendra e lëvizjes ekstremiste në rajon, duke vrarë 18 militantë, sipas një komunikate të ushtrisë.

“Helikopterët vranë gjithashtu 30 kryengritës të tjerë gjatë disa sulmesh të reja në Veziristanin verior, duke bërë që bilanci i të vdekurve të arrijë në 48 persona”, theksoi më vonë ushtria.

Deri tani nuk ishte e mundur që ky bilanc të konfirmohet nga burime të pavarura, pasi sulmet u zhvilluan në rajone rurale të zonave tribale që janë të ndaluara për korrespondentët e huaj.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme