Irani rikonfirmon vullnetin për të bashkëpunuar me ANEA-në

Agjencia me bazë në Vjenë është ngarkuar për të verifikuar nëse Irani respekton ngrirjen e aktiviteteve bërthamore të ndjeshme në kuadër të një marrëveshjeje të përkohshme me grupin 5+1.

Irani rikonfirmon vullnetin për të bashkëpunuar me ANEA-në

Irani rikonfirmoi vullnetin e tij për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA) për të qenë transparent për programin bërthamor të kundërshtuar, gjatë një vizite në Teheran të shefit të agjencisë së OKB-së, Yukiya Amano.

Agjencia me bazë në Vjenë është ngarkuar për të verifikuar nëse Irani respekton ngrirjen e aktiviteteve bërthamore të ndjeshme në kuadër të një marrëveshjeje të përkohshme me grupin 5+1 (SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Francë, Kinë dhe Gjermani) aplikuar që prej muajit janar.

”Amano mbërriti dje në Teheran për një vizitë njëditore në kuadër të avancimit të dialogut dhe bashkëpunimit me Iranin”, sipas ANEA-s.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme