Amano në Teheran për avancimin e dialogut për programin bërthamo

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), Yukiya Amano u takua me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Muhammad Xhevad Zarif.

Amano në Teheran për avancimin e dialogut për programin bërthamo

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), Yukiya Amano mbërriti sot në Teheran për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit me Iranin përsa i përket programit bërthamor të kundërshtuar, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEA), Yukiya Amano u takua me ministrin iranian të Punëve të Jashtme, Muhammad Xhevad Zarif.

Takime me presidentin iranian, Hassan Ruhani dhe shefin e organizatës iraniane të energjisë bërthamore, Ali Ekber Salihi janë parashikuar gjithashtu.

Agjencia e OKB-së me bazë në Vjenë është ngarkuar për të verifikuar që Irani respekton ngrirjen e aktiviteteve bërthamore të ndjeshme në kuadër të marrëveshjes të përkohshme me grupin 5+1 (SHBA, Rusi, Britani e Madhe, Francë, Kinë dhe Gjermani) aplikuar që prej muajit janar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme