Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Norvegjia u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

Norvegjia njoftoi sot hyrjen në fuqi të sanksioneve të ngjashme me ato të vendosura nga BE-ja kundrejt Rusisë, një masë që do të peshojë në importin dhe eksportin e peshkut drejt këtij vendi.

Norvegjia u bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

“Rusia nuk e tregoi vullnetin e saj për të kontribuar në një armëpushim dhe një zgjidhje në lindje të Ukrainës por në të kundërt kontribuoi në përshkallëzimin e konfliktit nëpërmjet një mbështetje të vazhduar të rebelëve prorusë”, deklaroi shefi i diplomacisë norvegjeze, Boerge Brende, në një komunikatë.

“Situata në lindje të Ukrainës përkeqësohet nga dita në ditë. Është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të bashkohet në reagimin ndaj agresionit Rus”, shtoi ai.

Më 30 qrshor, Norvegjia, që nuk është pjesë e BE-së por është asociuar me të nëpërmjet Hpësirës Ekonomike Evropian, kishte njoftuar synimet e saj që t’i bashkohej sanksioneve evropiane të ndërmarra kundër Moskës por theksoi se dëshironte fillimisht të konsultonte Parlamentin.

Qeveria e së djathtës arriti të marrë mbështetjen e opozitës së majtë mbi çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme