Italia bën thirrje për veprime të koordinuara në Irak dhe Ukrainë

Ministrja e Jashtme italiane, Federika Mogerini i bëri dje thirrje Bashkimit Evropian që të miratojë një front të koordinuar mbi krizat në Irak dhe Ukrainë.

Italia bën thirrje për veprime të koordinuara në Irak dhe Ukrainë

“Fronti i përbashkët i koordinuar duhet tani”, tha Mogerini nëpërmjet faqes zyrtare në Twitter të ministrisë së Jashtme italiane.

Italia dhe Franca kanë kërkuar edhe më parë një takim për krizën humanitare në veri të Irakut, ku militantët e Shtetit Islamik në Irka dhe Damask (ISID) kanë dëbuar qindra-mijëra pjesëtarë të pakicave të tjera fetare nga shtëpitë e tyre.

Mogerini kërkoi koordinim veprimesh edhe për pikat e tjera të nxehta si Libia dhe Gazë, pa përjashtuar Irakun dhe Ukrainën.

“Nuk duhet të jetë vetëm një deklaratë e përbashkët për të gjitha zonat e krizës, por një vendim i përbashkët, i fortë dhe i koordinuar”, thekson Mogerini.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme