OKB: Mbi 2.000 të vdekur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë

Numri i të vdekurve në konfliktin në Ukrainë pothuajse është dyfishuar, pasi më shumë se 2.000 njerëz kanë humbur jetën, deklaroi të mërkurën Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

OKB: Mbi 2.000 të vdekur që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë

"Një mesatare prej më shumë se 60 njerëz janë vrarë çdo ditë gjatë luftimeve dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit në 2.086 më 10 gusht, një rritje dramatike nga 1.129 nga llogaritjet e fundit më 26 korrik", tha agjencia e Kombeve të Bashkuara.

"Në këtë konflikt, rreth 5.000 persona të tjerë janë plagosur", shtoi ajo.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme