Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

ISID-i ka masakruar qindra ushtarë irakianë

Qindra ushtarakë irakianë dhe kadetë të Forcave Ajrore irakianë janë masakruar nga militantët e Shtetit Islamik (ISID) në qershor në bazën ajrore ”Spiker”, në veri të Tikritit, pasi e kishin pushtuar zonën, deklaroi një kadet irakian.

ISID-i ka masakruar qindra ushtarë irakianë

Qindra ushtarakë irakianë dhe kadetë të Forcave Ajrore irakianë janë masakruar nga militantët e Shtetit Islamik (ISID) në qershor në bazën ajrore ”Spiker”, në veri të Tikritit, pasi e kishin pushtuar zonën, deklaroi një kadet irakian, i cili kishte arritur t’i mbijetonte kësaj masakre, në një intervistë për televizionin irakian ”Al Hurra”.

Dëshmitari konfirmoi ankesat e bëra tashmë nga burimet dhe organizatat politike të të drejtave të njeriut në Irak, edhe pse asgjë nuk ishte ende e njohur për saktësinë dhe fatin e ushtarakëve, të cilët janë ende zyrtarisht të zhdukur. Në disa faqe në internet të esktremisteve thuhet se ISID-i ka vrarë të paktën 1 700 ushtarakë pas pushtimit të kësaj baze ajrore.

Hassan al Abbas, zëvendësguvernator i provincës Theqari Jugor, nga ku erdhën shumë militantë ushtarakë, tha se autoritetet lokale kanë hartuar një listë të 497 viktimave të mundshme të masakrës. Kadeti Ali Hussein Al Waely tha se shpëtoi duke pretenduar se ishte hequr si i vdekur gjatë pushkatimeve masive të kryera nga ekstremistët që kishin pushtuar zonën.

“Kur u ngrita pashë kufoma rreth e qark”, shtoi i mbijetuari Al Waely.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme