BE - Ashton flet për krime ndaj njerëzimit në veri të Irakut

BE-ja dënoi mbrëmjen e të dielës krimet kundër njerëzimit në veri të Irakut, ku militantët e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISID) kërcënojnë krahinën autonome kurde në veri të vendit dhe mijëra civilë.

BE - Ashton flet për krime ndaj njerëzimit në veri të Irakut

“Ne dënojmë me vendosmëri sulmet e fundit të të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe grupeve të tjera të armatosura në Irak”, deklaroi në një komunikatë shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.

“Disa nga këto veprime mund të konsiderohen si krime ndaj njerëzimit. Këto ngjarje duhet të shqyrtohen sa më shpejtë që të gjenden përgjegjësit e këtyre krimeve”, shtoi ajo.

Ashton u kërkoi të gjitha palëve të respektojnë të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut, të garantojnë hyrjen e ndihmave humanitare dhe të lehtësojnë shpërndarjen e tyre.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme