Moska pohon ndjekjen e nëndetëses amerikane

Është e rrallë që shtabi i përgjithshëm rus të komunikojë incidente të tilla.

Moska pohon ndjekjen e nëndetëses amerikane

Rusia theksoi sot se ka shtyrë një nëndetëse amerikane që po i afrohej të enjten ujërave të saj territorial në detin Barents (veri), gjatë një incidenti ku nuk ishte e nevojshme përdorimi i forcës.

“Patrullat e flotës ruse të Veriut të Madh identifikuan më 7 gusht një nëndetëse të huaj, të tipit ‘Virginia’ (nëndetëse bërthamore sulmuese) të forcave detare amerikane”, deklaroi një përfaqësues i shtabit të përgjithshëm i flotës ruse i cituar nga agjencitë ruse të shtypit.

“Një grupim detar anti nëndetëse u dërgua menjëherë në vend, si dhe një avion ani nëndetëse i tipit IL-38″, sipas këtij përgjegjësi.

“Nëndetësja u ndoq nga ujërat territorial ruse falë manovrave paralajmëruese të këtyre njësive”, shtoi përgjegjësi, duke theksuar se radarët rusë kishin ndjekur për rreth 27 minuta këtë mjet të huaj, deri sa ky i fundit u zhduk.

Është e rrallë që shtabi i përgjithshëm rus të komunikojë incidente të tilla, që ndodhin në një moment kur Rusia dhe Perëndimi janë të angazhuar në një përballje diplomatike dhe ekonomike për çështjen ukrainase.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme