Londra dërgon ndihmat e para humanitare në veri të Irakut

Të nisur nga Britania e Madhe dje në mbrëmje, i pari nga dy avionët e nisur nga ushtria britanike hodhi me parashutë ushqime dhe ujë për minoritetin Jazidi të bllokuar në malet Sinxhar.

Londra dërgon ndihmat e para humanitare në veri të Irakut

Britania e Madhe filloi sot dërgimin e ndihmave humanitare për popullsitë e kërcënuara nga përparimi i xhihadistëve të Shtetit Islamik në veri të Irakut, deklaroi një zëdhënës i ministrisë britanike për Zhvillim Ndërkombëtar.

Të nisur nga Britania e Madhe dje në mbrëmje, i pari nga dy avionët e nisur nga ushtria britanike hodhi me parashutë ushqime dhe ujë për minoritetin Jazidi të bllokuar në malet Sinxhar, i dyti pritet të arrijë më vonë, theksoi i njëjti burim.

Një zëdhënës i ushtrisë konfirmoi se ndihmat humanitare u lëshuan me parashutë gjatë mbrëmjes së djeshme në Irak.

Dy avionët e tipit “Hercules C130″ u nisën nga baza ajrore e “Royal Air Force” në Brize Norton, në qendër të Anglisë, të ngarkuar me ushqime por edhe me tenda, filtra uji dhe llamba që punojnë me energji diellore që mund të shërbejnë gjithashtu për të karrikuar telefona celularë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme