Iran - Të paktën 38 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Teheran

Të paktën 38 persona kanë vdekur sot në mëngjes pas rrëzimit të avionit të një kompanie ajrore iraniane pranë Aeroportit Mehrabad në Teheran, sipas televizionit shtetëror dhe agjencive lokale të shtypit.

Iran - Të paktën 38 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në Teheran

Avioni, që po nisej nga Mehrabadi, kryente rrugën mes Teheranit dhe qytetit Tabas (lindje). Ai u rrëzua në orën 9:10 me orë lokale (4:48 GMT) në lagjen rezidenciale të Azadit, rreth pesë kilometra larg aeroportit.

“Të gjithë pasagjerët kanë vdekur. Ne jemi duke transportuar trupat në morg”, deklaroi zëdhënësi i zjarrfikësve, i cituar nga agjencia zyrtare "IRNA".

Nga informacionet e para flitej për një avion të kompanisë "Taban Airlines", por sipas fotove dhe agjencive lokale bëhet fjalë për një avion të kompanisë "Sepahan".


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme