Gazë - Pranohet armëpushimi i ri 72-orësh

Izraeli dhe Hamasi pranuan një tjetër armëpushim 72-orësh të propozuar nga Egjipti gjatë ditës së diel.

Gazë - Pranohet armëpushimi i ri 72-orësh

Armëpushimi 3-ditor do të fillojë në 21:00 me orën lokale, duke i hapur rrugën bisedimeve të reja për dhënien fund të konfliktit të përgjakshëm.

Komunikata e parë në këtë drejtim erdhi nga palestinezët, por pa kaluar shumë edhe pala izraelite njoftoi arritjen e marrëveshjes për një armëpushim humanitar 72-orësh.

Bisedimet në Kajro u tensionuan gjatë së dielës, pasi negociatorët palestinezë thanë se do të braktisin bisedimet nëse Izraeli nuk merr pjesë pa kushte.

Ndërsa përfaqësuesit e Izraelit thanë se nuk mund të ketë negociata “nën zjarr”, duke paralajmëruar se fushata ushtarake do të kërkojë kohë.

Një zëdhënës i Hamasit bëri me dije se përgjigja ndaj propozimit të ri të Egjiptit do të varet nga serioziteti i Izraelit.

Vet lideri i Hamasit, Halit Meshal, theksoi se armëpushimin 72-orësh e kanë pranuar për mbërritjen e ndihmave humanitare në Gazë, ndërsa për një armëpushim të qëndrueshëm nevojitet më parë heqja e bllokadës.

Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu, deklaroi se operacionet do të vazhdojnë. “E kam thënë që në fillim që operacionin ndaj militantëve të Hamasit do të marr kohë, deri në arritjen e një qëndrueshmërie të nevojshme”, tha Netanjahu.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme