Obama pro vazhdimit të sulmeve ajrore në Irak

Presidenti Barack Obama shprehu sot vazhdimësinë e sulmeve ajrore amerikane kundër ISID që kërcënon popullin irakian nëse është e nevojshme, për të mbrojtur diplomatët dhe këshilltarët ushtarakë amerikanë.

Obama pro vazhdimit të sulmeve ajrore në Irak

Obama shpjegoi në fjalimin e tij të përjavshëm se ka autorizuar sulmet ajrore në Irak për të mbrojtur personelin amerikan në terren në qytetin Erbil, në veri të vendit.

Dy bombardues goditën sot rreth orës 13:45 (10:45 GMT) një pjesë të artilerisë së lëvizshme të ISID (Shteti Islamik në Irak dhe Damask) që kishte sulmuar forca kurde në Erbil.

Disa orë më vonë, avionët goditën disa terroristë, një karvan dhe një mortajë pranë qytetit Erbil.

SHBA-ja ka një interes strategjik që të pengojë përparimin e islamikëve, por Obama theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë për qëllim të shndërrohen në forcën ajrore irakiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme