Ukrainë – Luftime të përgjakshme në qendër të Donetskut

Luftime të përgjakshme u zhvilluan sot në qendër të Donetskut, bastion i separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, në mes të rritjes së tensioneve mes Perëndimorëve dhe Rusisë.

Ukrainë – Luftime të përgjakshme në qendër të Donetskut

Luftime të përgjakshme u zhvilluan sot në qendër të Donjeckut, bastion i separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës, në mes të rritjes së tensioneve mes Perëndimorëve dhe Rusisë, që dekretoi një embargo mbi produktet ushqimore evropiane dhe amerikane.

Nën këtë klimë të përshkallëzimit të tensioneve, rritet frika ndaj një ndërhyrje ruse në ish-republikën sovjetike, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen mbërriti në Kiev për t’i dhënë mbështetjen e tij politike autoriteteve ukrainase.

Në Donjeck, qyteti më i madh nën kontrollin e rebelëve, bombardime intensive u kryen sot në mëngjes në qendër, sipas gazetarëve në terren.

Sipas autoriteteve rajonale, “një predhë ra mbi një spital, duke shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur”.

Bashkia e qytetit, proruse, nga ana e saj ka njoftuar se “ka goditje të artilerisë në drejtim të godinave të shërbimeve të sigurisë ukrainase, që separatistët i kanë shndërruar në baza”.

Sipas të njëjtit burim, “tre civilë janë vrarë gjatë mbrëmjes nga një predhë në një lagje në periferi të Donjecku”.

Ushtria ukrainase, që po kryen një ofensiv që zgjat tashmë më shumë se katër muaj, përpiqet të izolojë qytetin nga pjesa tjetër e territorit që kontrollohet nga kryengritësit, si dhe nga kufiri rus. Luftimet janë intensifikuar ndjeshëm ditët e fundit në pjesën periferike të Donjecku.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme