Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të mërkurën takim për Gazën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të organizojë të mërkurën një mbledhje joformale për Gazën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, të mërkurën takim për Gazën

Sipas deklaratës së lëshuar nga ambasadori i Antigua dhe Barbudës në OKB, Xhon Esh, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbledhja e 193 shteteve anëtare do të zhvillohet me kërkesë të vendeve arabe.

Gjatë këtij takimi të rëndësishëm do të japin nga një brifing komisarja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillej; komisari i përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Pierr Krahenbuhl; nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për Çështjet Humanitare dhe zv/koordinatorja për Ndihmat Emergjente, Kyung-wha Kang, si dhe koordinatori special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindje të Mesme, Robert Serri.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, organi më fuqiplotë i OKB-së, në një mbledhje të mëparshme kishte bërë thirrje për armëpushim humanitar të menjëhershëm dhe pa kushte në Gazë; por pa e marrë iniciativën për të nxjerrë një vendim apo projektrezolutë detyruese në lidhje me këtë çështje.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme