Fabius: Siguria e Izraelit nuk justifikon vrasjen e palestinezëv

E drejta e Izraelit për sigurinë nuk e justifikon masakrën ndaj civilëve në Gazë, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, sipas të cilit një zgjidhje politike mes Izraelit dhe palestinezëve duhet të vendoset nga të dyja palët.

Fabius: Siguria e Izraelit nuk justifikon vrasjen e palestinezëv

“Tradita e miqësisë mes Izraelit dhe Francës është e lashtë dhe e drejta e Izraelit për sigurinë është e përgjithshme, por kjo e drejtë nuk e justifikon vrasjen e fëmijëve dhe masakrimin e civilëve”, theksoi Fabius.

Ai iu referua në veçanti bombardimit të një shkolle në Rafah, në Rripin e Gazës.

“Hamasi me siguri ka një përgjegjësi të madhe në këtë masakër, që i shërben kryesisht ekstremizmit, por edhe kjo nuk justifikon ato, që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i ka quajtur krime”, vazhdoi Fabius.

“Sa vdekje do të duhen ende për të ndaluar atë, që ne e quajmë masakrën në Gazë? Armëpushim dhe zgjidhje e nocionit ‘dy shtete’, pasi nuk ka zgjidhje tjetër”, përfundoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme