Të hënën mblidhet parlamenti i ri libian

Disa deputetët shpjeguan se kjo mbledhje, e bojkotuar nga islamikët, mbete ende informale dhe se seanca përuruese do të zhvillohet të hënën.

Të hënën mblidhet parlamenti i ri libian

Parlamenti i ri libian i dalë nga zgjedhjet elektorale të 25 korrikut do të mblidhet për herë të parë në Tobruk, nën sfondin e përplasjeve të përgjakshme që kanë pushtuar gjithë vendin.

Disa deputetët shpjeguan se kjo mbledhje, e bojkotuar nga islamikët, mbete ende informale dhe se seanca përuruese do të zhvillohet të hënën, në Tobruk, qytet në lindje të vendit që ende nuk e kanë prekur luftimet.

Parlamenti duhet të fillojë punën 1 500 kilometra në lindje të kryeqytetit, në një moment kur vendi nga dita në ditë përfshihet gjithnjë e më shumë nga kaosi, me luftime të përgjakshme në dy nga qytetet më të mëdha, Tripoli dhe Bengazi.

“Në dy javë, luftimet kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 200 personave dhe rreth një mijë të plagosur”, sipas ministrisë së Shëndetësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme