Poroshenko premton zgjedhje legjislative të parakohshme

“Në vjeshtë Ukraina do të ketë një Parlament të ri”, deklaroi Poroshenko në një intervistë për median ukrainase.

76880
Poroshenko premton zgjedhje legjislative të parakohshme

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, premtoi se do të mbajë zgjedhje të parakohshme legjislative në vjeshtë duke shpresuar se do t’i mundësojnë Ukrainës që të mënjanojë forcat politike që mbështesin separatistët pro-rusë.

“Në vjeshtë Ukraina do të ketë një Parlament të ri”, deklaroi Poroshenko në një intervistë për median ukrainase.

“Ne nuk mund të punojmë me një Parlament ku gjysma e deputetëve nuk i njohin republikat separatiste të vetë shpallura të Donetskut dhe Luganskut në lindje si organizata terroriste dhe ku fraksione të tëra drejtohen nga jashtë vendit”, theksoi ai.

Ndërkohë që forcat ukrainase rimorën sot ofensivën e tyre kundër kryengritësve pro-rusë, që u ndërpre një ditë më parë për të mundësuar fillimin e hetimeve ndërkombëtare mbi dramën e fluturimit MH17 që solli miratimin e sanksioneve ekonomike të paprecedenta kundër Rusisë e akuzuar se po furnizon me armë rebelët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme