Arrin në 101 numri i palestinezëve të vrarë në Refah

Rreth 15 viktima, pesë prej të cilëve fëmijë 3-12 vjeç bënin pjesë në të njëjtën familje.

Arrin në 101 numri i palestinezëve të vrarë në Refah

Të paktën 101 palestinezë janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur që prej ditës së djeshme nga sulmet ushtarake izraelite pas zhdukjes së një ushtari izraelit, që mendohet të jetë marrë peng në Rripin e Gazës, pranë Refahut, sipas një bilanci të ri të forcave të shpëtimit.
Që prej mesnatës, 29 palestinezë u vranë në Refah gjatë disa sulmeve nga aviacioni izraelit. Rreth 15 viktima, pesë prej të cilëve fëmijë 3-12 vjeç bënin pjesë në të njëjtën familje, theksoi shefi i shërbimeve të shpëtimit, Eshraf el-Kudra.

Më parë pesë trupa ishin gjetur nën gërmadhat e një ndërtese të sulmuar në Refah, ndërkohë që dy plaestinezë të tjerë ishin vrarë nga predhat e tankeve.

Sipas një bilanci të ri, 1656 palestinezë, pjesa më e madhe civilë, janë vrarë në 26 ditë të konfliktit, sipas zëdhënësit të shërbimeve të shpëtimit.

Mundësitë për një armëpushim afatgjatë duken më të largëta se kurrë pas marrjes peng të një ushtari izraelit, 23 vjeç, Hadar Goldin, pranë Rafahut.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme