Rusia: SHBA-ja do të ketë pasoja konkrete nga sanksionet e vëna

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vuajnë dëme reale nga vendosja e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë, deklaroi të mërkurën Ministria e Jashtme ruse.

Rusia: SHBA-ja do të ketë pasoja konkrete nga sanksionet e vëna

“Sanksionet vetëm sa do të bëjnë më të vështira marrëdhëniet ruse-amerikane dhe do të krijojnë një mjedis jashtëzakonisht të pafavorshëm në çështjet ndërkombëtare, ku bashkëpunimi midis SHBA dhe Rusisë shpesh luan një rol vendimtar. Dëmi aktual i shkaktuar nga kjo linjë shkatërruese dhe dritëshkurtër do të jetë mjaft i rëndësishëm për Uashingtonin”, shtoi kjo ministri.

Ndërkohë, në deklaratën e rastit të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme theksohet se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Moskës do të çojnë në rritjen e çmimit të energjisë.

“Vënia e pengesave bashkëpunimit me Rusinë në sektorin energjetik, përbën një masë të paarsyeshme dhe të papërgjegjshme. Sanksionet e Bashkimit Evropian do të kenë një rezultat të pashmangshëm në rritjen e çmimit në tregjet e energjetikës në Evropë”, theksohej në komunikatën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme