Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

G7: Nëse Rusia nuk ndryshon kurs, gati sanksionet e reja

Nëse Moska nuk ndryshon kurs, nuk tërheq mbështetjen e saj për grupet pro-ruse në Ukrainë dhe nuk punon për një zgjidhje paqësore të krizës, atëherë vendet e G7-s janë gati për sanksione të reja kundër saj.

G7: Nëse Rusia nuk ndryshon kurs, gati sanksionet e reja

Në një deklaratë të përbashkët nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë shqetësimin e tyre të thellë për qëndrimin e Rusisë i projektuar për të minuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës.

Ato konfirmojnë se aneksimi i Krimesë është i papranueshme dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare.

G7-a gjithashtu dënon të shtënat kudër avionit malajzian të cilat rezultuan me vdekjen e 298 personave të pafajshëm dhe kërkojnë nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme