Turqia ka mbështetjen e plotë të SHBA për Gazën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin mbështetje të plotë nismave të Turqisë për armëpushimin në Gazë.

Turqia ka mbështetjen e plotë të SHBA për Gazën

Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se vazhdojnë të jenë në kontakt me autoritetet turke për arritjen e një armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Pisaki (Jen Psaki) në konferencën ditore për mediat tha se Turqia ka një ndikim të madh mbi Hamasin.

Konsultimet me autoritetet turke dhe katarase vazhdojnë, jemi në kontakt të afërt me ta, ka thënë Pisaki, duke rikujtuar se administrata amerikane nuk ka kaluar në ndërveprim me Hamasin. Ndërmjetës për armëpushimin me Hamasin janë Turqia dhe Katari, cilësoi diplomatja amerikane.

Zëdhënësja shprehu edhe një herë shqetësimet për vdekjet e civilëve. Vdekjet e fëmijëve janë një ngjarje tragjike, theksoi Pisaki, dhe kërkoi nga palët që të jetë më të kujdesshme në këtë drejtim.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme