Prokuroria franceze heton fushatën presidenciale të Sarkozy

Drejtësia franceze filloi sot një hetim paraprak mbi ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy mbi dyshime që kanë të bëjnë me financim ilegal të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.

73484
Prokuroria franceze heton fushatën presidenciale të Sarkozy

Drejtësia franceze filloi sot një hetim paraprak mbi ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy mbi dyshime që kanë të bëjnë me financim ilegal të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007, shkruan sot e përditshmja “Aujourd’hui en France” dhe “Le Parisien”, ndërkohë që një hetim është duke u kryer për sa i përket fushatës elektorale të vitit 2012.

Sipas të përditshmes, që nuk i citon burimet e saj, “prokuroria e Parisit ka filluar në fillim të korrikut një hetim paraprak mbi Nicolas Sarkozy dhe partinë e tij të krahut të djathtë, UMP, mbi financime ilegale të fushatës së shtatë viteve më parë”.

E përditshmes popullore shkruan se, “hetimet bien mbi një sistem faturash falso që i kanë mundësuar kandidatit të mbulojë me mashtrim shpenzime të larta elektorale në llogari të partisë së tij”.

Këto hetime i bashkangjiten atyre që kanë filluar që prej 27 qershorit që kanë të bëjnë me financime ilegale të fushatës së ish-presidentit në vitin 2012.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme