Gaza, ferri i Lindjes së Mesme

Ofensiva izraelite në Gazë ka hyrë në javën e 4-t duke e kthyer në një ferr të vërtetë këtë territor palestinez, që për shumë vite vazhdon të jetë burgu më i madh në qiell të hapur në botë.

Gaza, ferri i Lindjes së Mesme

Ofensiva e Izraelit në Gazë ka hyrë në javën e 4-t.

Ushtria izraelite vazhdon të bombardojë ditën dhe natën territorin e Gazës, duke mos pushuar dhe respektuar armëpushimin as në Bajramin e Ramazanit.

Kurse Kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu iu drejtua vendit me fjalët “përgatituni për një luftë të gjatë” duke i dhënë botës mesazhin se do të ketë më shumë gjakderdhje.

Që nga 7 korriku e këtej kanë humbur jetën 1 mijë e 119 palestinezë, shumica civilë.

Ndërsa më shumë se 6 mijë e 500 të tjerë kanë nevojë për mjekim, por mungesa e medikamenteve në Gazë ka arritur kulmin.

Bombardimet izraelite e kanë kthyer Gazën në një ferr të vërtetë.

Në mesin e objekteve që janë marrë në shënjestër nga avionët luftarakë izraelitë janë edhe xhamia “al-Amin”, ndërtesa e televizonit al-Aksa dhe shtëpia e liderit politik të Hamasit, Ismail Hanije.

Në zgjedhjet e 2006-s Hanije ishte zgjedhur Kryeministër i Palestinës.

Izraeli ka 22 ditë që vjell vdekje dhe operacionet kundër popullit civil të pambrojtur të Gazës nuk i ka ndërprerë as në Bajramin e Ramazanit.

Flakët dhe tymi i zi në qiellin e Gazës lartësohen edhe në mes të ditës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë goditur rreth 200 objekte.

Ushtria izraelite nuk e bombardon Gazën vetëm nga ajri dhe toka, ajo nuk i lë të marrin frymë palestinezët as nga deti.

Repartet izraelite e kanë shtrënguar edhe më shumë bllokadën ekonomike ndaj Gazës dhe nuk lejon të dalin në bregdetin e Rripit të Gazës as fëmijët dhe peshkatarët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme