Moska akuzon SHBA-në për kryerje të një fushate denigruese

“Ne hedhim poshtë këto akuza të pabaza përsa i përket një ndihme ushtarake që Moska i jep rebelëve", thueht më tej në deklaratë.

Moska akuzon SHBA-në për kryerje të një fushate denigruese

SHBA-ja po kryen një fushatë denigruese kundër Rusisë duke e akuzuar se ndihmon rebelët në Ukrainë dhe se Rusia është përgjegjëse për gjakderdhjet në rajon, konfirmoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

“Ne hedhim poshtë këto akuza të pabaza përsa i përket një ndihme ushtarake që Moska i jep rebelëve dhe sulmeve nga Rusia kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase”, deklaroi ministria duke dënuar një fushatë denigruese kundër Rusisë dhe klisheve anti-ruse.

”SHBA-ja që mbështet goditjen e shtetit anti-kushtetues në Kiev ka përgjegjësi për gjakderdhjen”, vijoi ministria.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme