Izraeli hedh poshtë propozimin e Sekretarit Kerry për armëpushim

Përpjekjet diplomatike janë penguar për të siguruar një armëpushim humanitar në luftën mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze të Hamasit në Rripin e Gazës.

Izraeli hedh poshtë propozimin e Sekretarit Kerry për armëpushim

Izraeli hodhi poshtë një propozim të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry për një armëpushim në Rripin e Gazës, theksoi televizioni publik izraelit.

“Kabineti i sigurisë hodhi poshtë me unanimitet armëpushimin e propozuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry”, theksoi stacioni televiziv që shtoi se anëtarët e kabinetit do të vazhdojnë diskutimet.

Përpjekjet diplomatike janë penguar për të siguruar një armëpushim humanitar në luftën mes Izraelit dhe lëvizjes palestineze të Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas, televizionit publik, qeveria e Benjamin Netanjahut kërkoi që ushtria izraelite të qëndrojë në Rripin e Gazës për të vazhduar shkatërrimin e tuneleve përdorur nga Hamasi edhe gjatë armëpushimit.

Bombardimet izraelite kanë vrarë 850 palestinezë, pjesa më e madhe e të cilëve janë civilë, gjë që ka ngjallur kritika të ashpra në komunitetin ndërkombëtar.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme