Gazë - Bilanci flet për 732 të vrarë dhe 4.600 të plagosur

Vazhdon të rritet me shpejtësi numri i viktimave nga sulmet e ushtrisë së Izraelit në Rripin e Gazës.

Gazë - Bilanci flet për 732 të vrarë dhe 4.600 të plagosur

Bilanci i fundit në Gazë flet për 732 palestinezë të vrarë dhe 4.600 të tjerë të plagosur.

Trupat izraelite kanë ndërhyrë edhe ndaj protestave në mbështetje të Gazës, që janë organizuar deri më sot në Bregun Perëndimor. Si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestave kanë humbur jetën 2 palestinezë.

Sakaq, Brigadat “Izz ad-Din al-Qassam”, krahu i armatosur i Hamasit, deklaruan se kanë vrarë 6 ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në zona të ndryshme të Gazës.

Brigadat “Al-Qassam” njoftuan gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit kanë hedhur 99 raketa në drejtim të Izraelit, disa prej të cilave kanë goditur Aeroportin “Ben-Gurion” të Tel-Avivit.

Kurse Shtabi i Përgjithshëm i Izraelit kishte bërë të ditur se numri i ushtarëve të vrarë ishte 3 dhe i të plagosurve 28.

Tel-Avivi zyrtar thekson se numri i ushtarëve izraelitë të vrarë në sulmet ndaj Gazës, që tashmë kanë hyrë në javën e 3-të, është 32.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme