Obama: Bota ka të drejtë të dijë ç’ndodhi me "Malaysia Airlines"

"Moska ka influencë te separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, i ka stërvitur dhe i ka furnizuar me materiale ushtarake, kështu që Putini ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë që të detyrojë separatistët që të bashkëpunojnë", deklaroi të hënën Presidenti amerikan, Barak Obama, në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

Obama: Bota ka të drejtë të dijë ç’ndodhi me "Malaysia Airlines"

"Nuk mjaftojnë fjalët, tani duhen veprat”, theksoi presidenti amerikan. Obama akuzoi rebelët për prishje të provave dhe për largim të trupave të viktimave, pas tragjedisë ajrore të avionit të "Malaysia Airlines", në lindje të Ukrainës.

"Çfarë po mundohen të fshehin? Bota ka të drejtën të dijë se çfarë ndodhi në të vërtetë. Nëse Rusia vazhdon të mbështesë terroristët, kostoja për të vetëm mund të rritet", deklaroi Presidenti amerikan, Barak Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme