Izraeli godet, ekstremistët e djathtë izraelitë kërcejnë

Pamje rrëqethëse, që të djegin shpirtin, kanë filluar të dalin pothuajse përditë nga operacioni, që tashmë është kthyer në masakër, i ushtrisë së Izraelit në Gazë.

Izraeli godet, ekstremistët e djathtë izraelitë kërcejnë

Një filmim, që u pasqyrua dje në mediat ndërkombëtare nga ana kufirit izraelit, krijoi një kontradiktë jashtëzakonisht serioze me pamjet pikëlluese të foshnjave, të miturve dhe civilëve në Rripin e Gazës.

Ditën e diel, ndërkohë që ushtria izraelite bombardonte Lagjen Shuxhaija të Gazës pa bërë dallim në foshnja, gra dhe fëmijë, civilë dhe ushtarë izraelitë ekstremistë të djathtë festonin.

Në sulmin ndaj Shuxhaijas humbën jetën 72 persona.

Pamjet e izraelitëve, që kërcenin dhe dëfreheshin të gëzuar, ngjallën një valë të madhe reagimesh në të gjithë botën, veçanërisht nëpërmjet mediave sociale.

Sakaq, pavarësisht reagimeve të fuqishme në lidhje me pamjet e servirura nga agjencia franceze e lajmeve, “AFP”, ushtria izraelite nuk është prononcuar ende rreth çështjes në fjalë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme