Ban ki-Mun dënoi ashpër vrasjen e civilëve palestinezë

I ndodhur në Katar që është ndalesa e parë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, Sekretari Ban sulmet e Izraelit i cilësoi si mizore.

Ban ki-Mun dënoi ashpër vrasjen e civilëve palestinezë

I ndodhur në Katar që është ndalesa e parë e turneut të tij në Lindjen e Mesme, Sekretari Ban sulmet e Izraelit i cilësoi si mizore.

Sekretari Ban ki-Mun në Doha të Katarit u takua me Emirin Sheik Tamim bin Hamad dhe Presidentin e Shtetit të Palestinës, Mahmud Abbas.

Në deklaratën tij të publikuar Sekretari Ban thotë se ndërkohë që ishte duke shkuar në drejtim të Dohas, nga sulmet e Izraelit kanë gjetur vdekjen edhe me dhjetëra civil të tjerë, ndërsa shtoi se “Dënoj ashpër këtë sulm mizor”.

Ban ki-Mun i bëri thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi ndërsa kërkoi që të respektohet e drejta ndërkombëtare.

Edhe Ministri i Jashtëm i Katarit, Halid El Attije sulmet izraelite i cilësoi se “masakër”, ndërsa kërkoi që iniciativa për të marr vendim për sulm dhe ndërprerjen e tyre të mos merren nga ky shtet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkuan nga Katari që ta përdor influencën e tij mbi Hamasin por Izraeli nuk shikon ngrohtë në rolin e ndërmjetësuesit nga ana e Katarit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme