Hammond: Një BE e pa reformuar nuk funksionon për Anglinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Philip Hammond përsëriti sot se mbështeste një dalje të Britanisë së Madhe nga BE, nëse kjo e fundit nuk reformohet.

Hammond: Një BE e pa reformuar nuk funksionon për Anglinë

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Philip Hammond përsëriti sot se mbështeste një dalje të Britanisë së Madhe nga BE, nëse kjo e fundit nuk reformohet duke konfirmuar se kjo nuk do të jetë një Evropë që mund të funskionojë për Britaninë e Madhe.

“Nëse nuk do të ketë asnjë ndryshim në mënyrën se si Evropa është qeverisur, asnjë ndryshim në ekuilibrin e kompetencave mes shteteve komb dhe BE-së, asnjë rezolutë për çështjen se si zona euro mund të jetë e suksesshme dhe të bashkëveprojë me vendet jashtë zonës euro, nuk është një Evropë që mund të funksionojë për Britaninë e Madhe në të ardhmen”, deklaroi ai për BBC. “Pra duhet të ketë një ndryshim, duhet të ketë një rinegocim”, shtoi ai.

“Situata nuk është thjesht e pranueshme, situata nuk është në interes të britanikëve”, vijoi ai.

Ministri britanik i Punëve të Jashtme theksoi se duhet të ketë një transferim të pushteteve në shtetet komb dhe se vendimet duhet të merren në nivel evropian vetëm atëherë kur është shumë e nevojshme.

Ai shtoi se marrëdhënia e vendeve të zonës euro me vendet e tjera evropiane që nuk kanë miratuar monedhën unike duhet vlerësuar në një kuadër më drejtë përballë zonës jo-euro dhe me qëllim për të mbrojtur interesat e saj.

Në total 18 nga 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian përdorin monedhën unike. Britania e Madhe nuk bën pjesë në zonën euro duke preferuar gjithmonë të ruajë sterlinën.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme