Arrin në 390 numri i të vdekurve në 13 ditë të ofensivës izraeli

Ambulancat nuk mund të futen në këtë zonë në afërsi të kufirit me Izraelin për shkak të intensitetit të bombardimeve.

Arrin në 390 numri i të vdekurve në 13 ditë të ofensivës izraeli

Të paktën 40 persona u vranë sot nga një sulm intensiv në një lagje të qytetit të Rripit të Gazës duke e çuar në 390 numrin e të vdekurve palestineze në ditën e 13-të të ofensivës izraelite ushtarake, sipas forcave të shpëtimit.

Një drejtues ambulance dhe një kameraman i një stacioni televiziv palestinez bëjnë pjesë mes 40 viktimave.

Ambulancat nuk mund të futen në këtë zonë në afërsi të kufirit me Izraelin për shkak të intensitetit të bombardimeve.

Përveç të tjerave, në enklavën palestineze, pesë persona të tjerë u vranë nga sulmet izraelite.
Sipas zëdhënësit të shërbimeve palestineze të urgjencës, Eshref al-Kudra, pritet që bilanci i viktimave të rëndohet nga intensiteti i bombardimeve në lindje dhe në veri të qytetit të Rripit të Gazës.

“Pjesa më e madhe e personave të vrarë dhe të plagosur janë civilë”, theksoi ai duke shtuar se janë më shumë se 3 000 të plagosur në 13 ditë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme