Të paktën 274 palestinezë të vrarë në 11 ditë të ofensivës

Një ushtar izraelit u vra gjatë ofensivës, viktima e dytë izraelite që prej fillimit të sulmeve.

Të paktën 274 palestinezë të vrarë në 11 ditë të ofensivës

Të paktën 3 palestinezë, prej të cilëve një adoleshentë dhe një bebe, janë vrarë që prej fillimit të ofensivës tokësore të ndërmarrë dje në mbrëmje nga Izraeli në Rripin e Gazës duke e çuar në 271 numrin e të vdekurve në 11 ditë të konfliktit.

Një ushtar izraelit u vra gjatë ofensivës, viktima e dytë izraelite që prej fillimit të sulmeve.
Mes viktimave palestineze, tre adoleshentë të moshën nga 12 deri 16 vjeç u vranë nga sulmet izraelite pranë Beit Hanoun, në veri të Rripit të Gazës, sipas zëdhënësit të shërbimeve lokale të urgjencës, Achraf al-Qoudra.

Pesë persona, prej të cilëve dhe një bebe pesë muajshe , u vranë gjithashtu nga sulmet izraelite në qytetin Rafah (sud).

Sipas qendrës palestineze për të Drejtat e Njeriut, me bazë në Rripin e Gazës, civilët përbëjnë më shumë se 80 për qind të viktimave nga ofensiva e ndërmarrë nga Izraeli për ndalimin e hedhjes së raketave nga Hamasi, që kontrollon enklavën.

Të paktën 2 050 palestinezë janë plagosur gjithashtu që prej fillimit të konfliktit më 8 korrik.
Të paktën 1 164 raketa janë hedhur në drejtim të Izraelit që prej fillimit të sulmeve dhe 320 janë kapur nga sistemi mbrojtës anti-raketë, sipas ushtrisë izraelite.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme