"Haaretz" bën me dije kushtet e Hamasit për armëpushim

Hamasi dëshiron që Egjipti të ndërhyjë në hapjen e pikës së kalimit Refah .

"Haaretz" bën me dije kushtet e Hamasit për armëpushim

Udhëheqësi politik i Hamasit, Halid Meshal i cituar nga gazeta izraelite ”Haaretz” tha se grupi i tij nuk do të pranonte një armëpushim derisa Izraeli të hiqte bllokun e vendosur në Gaza dhe nuk do të lironte të burgosurit palestinezë të riarrestuar, pasi u liruan në shkëmbim të lirimit të ushtarit izraelit, Gilad Shalit.

”Hamasi dëshiron që Egjipti të ndërhyjë në hapjen e pikës së kalimit Refah me Rripin e Gazës”, njoftoi gazeta ”Haaretz”.

Gjithashtu sipas kësaj të fundit, Meshal tha se do të ishte në dispozicion të plotë për të diskutuar çdo marrëveshje në bazë të këtyre kërkesave duke shtuar se Katari dhe Turqia janë duke marrë pjesë në përpjekjet e ndërmjetësimit së bashku me Egjiptin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme