Parlamenti Evropian kërkon embargo për shitjen e armëve në Rusi

Parlamenti Evropian kërkoi të enjten një embargo për shitjen e armëve në Rusi, që do të qëndrojë në fuqi deri sa situata në lindje të Ukrainës të normalizohet.

Parlamenti Evropian kërkon embargo për shitjen e armëve në Rusi

Në një rezolutë të miratuar në seancë plenare në Strasburg, deputetët evropianë theksuan se Moska duhet të angazhohet seriozisht për të marrë pjesë në negociatat në kuadër të një rezolutë paqësore dhe në përdorimin e influencës së saj për ndërprerjen e dhunës në Ukrainë.

Rusia duhet të tregojë se është vërtet e vendosur për të mos përkeqësuar më shumë krizën, sipas Parlamentit Evropian.

"Për këtë, ajo duhet të pengojë fluksin e vazhdueshëm të personave të armatosur dhe armëve që kalojnë nga Rusia në Ukrainë, të reduktojë menjëherë numrin e trupave që ka vendosur përgjatë kufirit me Ukrainën dhe të përdorë pushtetin mbi rebelët dhe mercenarët për t’i detyruar të respektojnë armëpushimin, të dorëzojnë armët dhe të kthehen në Rusi”, konfirmuan parlamentarët.

SHBA-të ashpërsuan të mërkurën sanksionet kundër Rusisë, të cilën e akuzojnë për mbështetje të separatistëve prorusë që luftojnë kundër forcave të Kievit në lindje të Ukrianës që prej tre muajsh.

Evropianët, nga ana e tyre, kanë marrë sanksione në një shkallë më të ulët duke bllokuar programet e ndërmarra në Rusi nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme