Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

OSBE: Prorusët pranojnë hetim ndërkombëtar për avionin malajzian

OSBE-ja njoftoi sot se përfaqësuesit e forcave proruse në rajonin e Donjeckut kanë pranuar një hetim ndërkombëtar për rrëzimin e aeroplanit malajzian me 298 persona në bord.

OSBE: Prorusët pranojnë hetim ndërkombëtar për avionin malajzian

"Në takimin e mbajtur pas rrëzimit të aeroplanit në pjesën lindore të Ukrainës, përfaqësues të forcave proruse në rajonin e Donjeckut kanë pranuar ta bllokojnë vendin, ku ndodhi fatkeqësia dhe t’u lejojnë autoriteteve lokale të fillojnë përgatitje për tërheqjen e trupave", thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Forcat proruse, gjithashtu, kanë pranuar edhe një komision hetimor kombëtar, duke përfshirë edhe hetuesit ndërkombëtarë, në rajonet nën kontrollin e tyre.

"Sipas marrëveshjes, do të sigurohet edhe garanci për vëzhguesit e OSBE-së", theksohet në komunikatë.

Aeroplani malajzian tip "Boeing 777", me numër fluturimi MH17 nga Amsterdami në Kuala-Lumpur, u rrëzua mbrëmë në pjesën lindore të Ukrainës duke shkaktuar vdekjen e të gjithë personave në bord.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme