Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

BE-ja, bashkëpunim gjithëpalësh në hetimin për rrëzimin e avionit

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, u shpreh e tronditur të enjten pas njoftimit për rrëzimin e avionit të linjës malajziane në lindje të Ukrainës dhe u kërkoi të gjitha palëve të rajonit të kenë akses të plotë në vendngjarje dhe të bashkëpunojnë plotësisht në hetim.

BE-ja, bashkëpunim gjithëpalësh në hetimin për rrëzimin e avionit

"Ne jemi të tronditur nga lajmet përsa i përket rrethanave që kanë të bëjnë me humbjen tragjike të një avioni të kompanisë 'Malaysia Airlines', që kryente linjën Amsterdam - Kuala-Lumpur në territorin e Ukrainës dhe nga humbja e një numri të madh personash", deklaroi Ashton në një komunikatë.

"Ne shprehim ngushëllime për të gjithë ata, të afërmit e të cilëve ndodheshin në bordin e avionit", shtoi ajo.

"Rrethanat duhen zbardhur sa më shpejt dhe një hetim ndërkombëtar duhet të hedhë dritë mbi këtë tragjedi", deklaroi përfaqësuesja e diplomacisë së Bashkimit Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme