Eurosocialistët: Mogherini për postin e kryediplomates së BE-së

Partia Socialiste Evropiane ka kërkuar që ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini të marrë postin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Çështjet e Jashtme, në vend të shefes aktuale të diplomacisë së Unionit, Catherine Ashton.

Eurosocialistët: Mogherini për postin e kryediplomates së BE-së

Këtë gjë e bëri të ditur të mërkurën kryetari i grupit parlamentar socialist në Parlamentin Evropian, Gianni Pitella.

“Partia Socialiste Evropiane gjithashtu kërkon që kandidati i saj, Kryeministrja daneze, Helle Thorning Schmidt, të jetë presidente e re e Këshillit Evropian”, shtoi Pitella.

Ai theksoi se sipas këtij propozimi, një kandidat nga Partia Popullore Evropine (PPE) do të ishte kreu i ri i eurogrupit pas Jean-Claude Junckerit, i cili u propozua presidenti i Komisionit Evropian.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme