Siri - Esad bën betimin si president për një mandat të tretë

Ai bëri betimin mbi Kuran para deputetëve të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe në praninë e një mijë të ftuarve.

Siri - Esad bën betimin si president për një mandat të tretë

Beshar Esad u betua sot si president për një mandat të tretë shtatëvjeçar, gjatë një ceremonie në pallatin presidencial në Damask.

Ai bëri betimin mbi Kur’an para deputetëve të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme dhe në praninë e një mijë të ftuarve, ndërkohë që vendi është shkatërruar nga tre vite luftë që shkaktoi më shumë se 170 000 të vdekur.

“Qytetarë të Sirisë, kanë kaluar vite që prej kohës kur disa thërrisnin liri. Ata kanë dashur një revolucion, por ju keni qenë revolucionarët e vërtetë. Ju përshëndes për revolucionin dhe fitoren tuaj”, theksoi Esad gjatë mbajtjes së fjalimit të betimit duke iu referuar opozitës dhe rebelimit që luftuan për rrëzimin e tij që prej muajit mars 2011.

Presidenti Esad, rizgjedhur më 3 qershor gjatë një votimi të denoncuar si një farsë nga kundërshtarët e tij, nuk ka pranuar kontestat kundër regjimit që kanë nisur me manifestime paqësore para se të degjeneronin në luftë civile.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme