SHBA - Obama përshëndet armëpushimin e propozuar nga Egjipti

Presidenti amerikan, Barak Obama, përshëndeti dje në mbrëmje propozimin egjiptian për një armëpushim në Rripin e Gazës duke shpresuar se ky propozim do të mundësojë rivendosjen e qetësisë.

SHBA - Obama përshëndet armëpushimin e propozuar nga Egjipti

”Ne jemi inkurajuar nga fakti se Egjipti ka bërë këtë propozim për të përmbushur këtë qëllim, që shpresoj se do të mundësojë vendosjen e qetësisë”, deklaroi ai gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë, shtruar me rastin e ramazanit.

Obama konfirmoi se Izraeli kishte të drejtën e vetëmbrojtjes kundër sulmeve të pafalshme, por gjithashtu e cilësoi vdekjen e civilëve palestinezë si një tragjedi.

"Asnjë vend nuk mund të pranojë raketat e hedhura kundër civilëve. Ne kemi qenë shumë të qartë, Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet kundër asaj që e konsideroj si sulme të pafalshme nga ana e Hamasit", theksoi ai.

"Në të njëjtën kohë (…) vdekja dhe plagosja e civilëve palestinezë është një tragjedi dhe për këtë ne kemi nënvizuar nevojën për të mbrojtur civilët, kushdo qofshin dhe kudo që jetojnë", nënvizoi Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme