Obama-Cameron: Rusia të reagojë për uljen e tensionit në Ukrainë

Veç kësaj, Obama dhe Cameron diskutuan edhe për Afganistanin dhe Irakun.

Obama-Cameron: Rusia të reagojë për uljen e tensionit në Ukrainë

Në një bisedë telefonike, presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron shprehën shqetësimin për dhunën në Ukrainën Lindore dhe ranë dakord mbi domosdoshmërinë që Rusia duhet të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për uljen e tensionit.

”Hapa të tillë i janë komunikuar Rusisë, por deri tani as Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as Britania e Madhe nuk kanë parë përparime”, thuhet në komunikatën e rastit të Shtëpisë së Bardhë.

”Në veçanti Obama dhe Cameron nënvizuan domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të furnizimeve me armë dhe trupa ruse nëpërmjet kufirit, realizimin e një mekanizmi efikas monitorimi nga ana e OSBE-së dhe të një plani për lirimin e pengjeve”, theksohet në komunikatë.

”Evropa dhe SHBA duhet të marrin masa shtesë koordinimi për vendosjen e sanksioneve të reja Rusisë nëse nuk ndërmerr hapat e duhur për uljen e tensionit”, shton Shtëpia e Bardhë. Veç kësaj, Obama dhe Cameron diskutuan edhe për Afganistanin dhe Irakun.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme